Sylvinjo debuton me humbje/ Hajdini: Na penalizoi mungesa e 5-6 futbollistëve, diferencat me Poloninë ishin shumë të vogla

Sylvinjo debuton me humbje/ Hajdini: Na penalizoi mungesa e 5-6 futbollistëve, diferencat me Poloninë ishin shumë të vogla

 Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi mbrëmë 1-0 me Poloninë në transfertë, me duelin që vlente për grupin E kualifikues në Euro 2024. 

Ndeshjen e parë me humbje të trajnerit të ri të Kombëtares, Sylvnho, gazetari i sportit Edi Hajdini, e vlerëson për faktin se kombëtarja luajti e barabartë përballë Polonisë, duke ditur se ajo skuadër vjen nga finalet e Kampionatit Botëror.

Por për Hajdinin, në këtë kuadër, u ndje mungesa e 5-6 futbollistëve të kombëtares.

Çfarëdo që të themi tani rezultati mbetet aty, futbolli matet me rezultate. Në momentin që e nisem më humbje, ajo do të mbahet mend, në fund dolëm pa pikë.

Kishim optimizëm për një rezultat pozitiv përballë Polonisë, por Polonia është skuadër që vjen nga finalet e një kampionati botëror, tregon peshën e kësaj skuadre, me dy futbollistë më të mirët në botë, Levadovski dhe Zeliski.

Ndërsa Shqipëria erdhi në këtë përballje me të paktën 5-6 futbollistë të cilët munguan dhe mungesa e tyre bëri që ndoshta të mos ndjehen në lojë, por në rastësë do të ishin, loja e Shqipërisë, normalisht se do të ishte ndryshe, sepse më përpara kanë qenë lojtarë të formacionit bazë.

Në gjykimin tim, kombëtarja luajti si e barabartë përballë Polonisë, zhvilloi një ndeshje jo vetëm dinjitoze por që fati e penalizoj, se mund të kishim dal më pikë nga kjo ndeshje. Polonia për atë emër që ka nuk është se tregoj ndonjë gjë, sepse Shqipëria luajti si e barabartë, diferencat ishin shumë të vogla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy