Saul Niguez, afër kalimit tek Flamengo

Saul Niguez, afër kalimit tek Flamengo

Si duket eksperienca e Saul Niguez në kontinentin e vjetër do të përfundojë gjatë kësaj merkatoje verore.

 Mesfushori zhvilloi sezonin e kaluar tek Sevilla nën cilësinë e të huazuarit dhe tashmë është shumë afër kalimit tek Flamengo.

Sipas ecurisë së deritanishme thuhet se spanjolli do të firmosë për tre vite me gjigandët e Brasileiraos dhe Kupës Libertadores, një ndër ekipet më të frikshëm në Amerikën e Jugut.

30 vjeçari është në një moment shumë të rëndësishëm të karrierës dhe natyrisht synon të jetë pjesë e një kampionati cilësor. 

Pas disa sezoneve me shumë ulje-ngritje Saul Niguez do të kërkojë të bëjë hapin e duhur, edhe pse do ti duhet shumë punë sepse rivaliteti në Brazil por edhe në Kupën Libertadores apo atë Sudamerikana vijon të jetë shumë i ashpër. 

Thuhet se orët vijuese Saul Niguez do të bëjë testet përkatëse, për të nisur më pas një eksperiencë ndryshe por në rradhët e një ekipi shumë cilësor. 

Në sezonin e shkuar me andaluzët lojtari nga Alikante u aktivizua në 26 sfida dhe shënoi një gol.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy