Bayern Munchen , në garë për Ouedraogo

Bayern Munchen , në garë për Ouedraogo

Interesit të Milanit dhe Interit për Assan Ouedraogo sipas vendases ‘ Sky Sport Deutschland ‘ në orët e fundit i është shtuar edhe një ekip shumë i njohur siç është Bayern Muncheni.

Bavarezët besojnë se mund të rivalizojnë italianët për mesfushorin, i cili po impresionon me Schalke 04-tën , skuadër që performon në kategorinë e dytë.

Prezenca e gjermanëve sigurisht ia vështirëson objektivin zikaltërve dhe kuqezinjve për 17 vjeçarin, i cili premton shumë për të ardhmen dhe shitja e kartonit mund ti vijë në ndihmë arkave të të ashtuquajturve ‘’ Minatorëve ‘’ për të zhvilluar një merkato cilësore.

Nga specialistët , Assan Ouedraogo konsiderohet një ndër talentët më të spikatur të futbollit europian, për shërbimet e të cilit besohet se të tjerë kandidatë do të hyjnë në garë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy