
Ashtu siç është deklaruar edhe përpara disa javësh prioriteti i Juventusit në merkato mbetet rinovimi i kontratës me Paulo Dybala . Argjentinasi është një lojtar determinant për Massimiliano Allegrin dhe që prej transferimit nga Palermo në 2015-tën ka arritur të shkruajë historinë me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’. Prej kohësh bardhezinjtë synojnë me çdo kusht suksesin në Champions League por kanë ngecur në faza determinante duke u larguar edhe më shumë nga objektivi .
Megjithatë ish kampionët në fuqi të Scudettos nuk mendojnë të dorëhiqen sepse lojtarët nga të cilët përbëhen japin për të kuptuar se shumë shpejt mund ta shijojnë trofeun e tretë në histori .
Mungesa e minutave i ka shërbyer për të reflektuar ‘’ La Joyas ‘’ që kërkon të hedhë mbi supe frustrimin për faktin e mosgrumbullimit nga Lionel Scaloni në Kupën e Amerikës , eveniment që më në fund i dha trofeun e pretenduar prej shumë vitesh ‘’ Albicelestëve ‘’. Sipas të famshmes ‘ Sport ‘ bardhezinjtë kanë filluar tratativat për ta mbyllur me sukses dhe gjatë kësaj fundjave drejtuesit e Juventusit kanë zhvilluar një mbledhje për të siguruar një herë e mirë qëndrimin e 27 vjeçarit në ‘’ Allianz Stadium ‘’ .
Kontrata e cila skadon në qershorin e 2022- shit ia imponon drejtuesve veprimet e shpejta në funksion të realizimit të këtij objektivi i cili konsiderohet vital për të ardhmen e pretenduar .
5 gola dhe 3 asiste në 26 ndeshjet e sezonit të kaluar e zbehën paksa figurën e golashënuesit nga Cordoba por javët vijuese pritet që palët të vendosin pikat mbi i për të ardhmen e përbashkët .



