Kosova ka triumfuar në miqësore ndaj Maltës me rezultatin 2-1. Lojtari i ndeshjes ishte padyshim Milot Rashica, i cili shënoi të dy golat për “Dardanët”.
Në minutën e 19-të pas një asisti perfekt të marrë nga Kastrati, Rashica zhbllokoi ndeshjen, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Challandes. Në fundin e pjesë së parë Malta barazoi shifrat, teksa pas një topi të mbetur në zonë, Dimech ia doli ta dërgojë në fundin e rrjetës.
Në pjesën e dytë Kosova dominoi totalisht, duke iu afruar në disa raste golit, i cili erdhi në minutën e 84-t, ku ishte përsëri Rashica, i cili ia doli të realizojë dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Vlen të theksohet se kjo është fitorja e dytë për Kosovën në miqësoret e qershorit, pasi 3 ditë më parë mposhti 4-1 San Marinon.



