Skocia na turpëron në “Loro Boriçi” (VIDEO)

Skocia na turpëron në “Loro Boriçi” (VIDEO)

Shqipëria e ka mbyllur në mënyrën më të turpshme të mundshme ndeshjen e saj të fundit në Grup kundër Skocisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Kristian Panuçi, u mundë me rezultatin e thellë 0-4 në stadiumin “Loro Boriçi” përballë tifozerisë kuqezi e cila edhe pse kishte ardhur në mbështetje të ekipit dolën të zhgënjyer pas asaj disfate të turpshme.

Një humbje që djeg shumë ku përveçse rezultatit- loja e zhvilluar dhe skemat e përdorura nga ana e Panuçit ishin katasfrofike ku vetë rastet tona tregojnë se nuk e kemi venë për asnjë moment në rrezik portën kundërshtare.

Ndërkohë, nga krahu tjetër, Skocia, edhe pse vinte me një numër të madh mungesash në formacion, arriti që të bënte një 90-minutësh spektakolar në Shkodër duke marrë një tre pikësh të artë.

Miqtë e mbyllën ndeshjen që në 45-minutat e para duke shënuar dy gola me anë të Fraser dhe Flecher, por ajo që ua lehtësoi më shumë fitoren ishte dhe dalja me karton të kuq të kapitenit Mërgim Mavraj.

Në pjesën e dytë ishte sërish Skocia, që dominoi totalisht ndeshjen duke shënuar dhe dy gola të tjerë me anë të Forrest që vulosi shifrat në 0-4.

Një disfatë turpëruese për Shqipërinë, e cila mbyll një edicion në gjendje të rëndë – pasi edhe shanset për t'u ringritur duken të pakta.

Ndërkohë, që tifozët sulmuan në kor trajnerin Panuçi, i cili me këtë disfatë rrezikon seriozisht postin e trajnerit.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy