
Dihet tashmë që Karim Benzemas nuk i mbeten edhe shumë vite në futbollin e luajtur dhe Real Madridi po mendon rifreskimin e sulmit me figura të reja që do ti përfaqësojnë spanjollët në të ardhmen .
Nica është ndalesa e rradhës e ‘’ Galaktikëve ‘’ të cilët sipas ‘ Defensacentral ‘ janë impresionuar nga Amine Gouiri.
Sezoni për tu mbajtur mend i franko-algjerianit nuk ka kaluar pa u vënë re nga Carlo Ancelotti dhe fakti i të qënit ndër talentët më të mëdhenjë të Ligue 1 është shpërblyer nga interesi i ‘’ Los Blancos ‘’ të cilët kanë zhvilluar një sezon historik të cilin presin ta kurorëzojnë me sukses duke fituar edhe Champions Leaguen.
Amine Gouiri konsiderohet një lojtar i kompletuar tashmë dhe vetëm me 22 vite mbi supe ka tërhequr vëmëndjen e një ndër klubeve më të suksesshëm të historisë së futbollit i cili me Carlo Ancelottin do të shijojë edhe një herë emocionet e një finaleje Champions League .
Gjatë këtij sezoni Amine Gouiri ka gjetur në 12 raste rrugën e rrjetës duke i shoqëruar këto me 9 asiste për shokët e skuadrës në 41 sfidat e deritanishme .
Interesi i kryeqytetasve sigurisht do të ndryshojë rrjedhën e karrierës së këtij talenti për të cilin Nica s’pranon shifra poshtë 40-50 milionë eurove në sajë të kontributit 2 vjeçar me këtë fanellë.
Merkatoja do të jetë një provë force për Real Madridin , drejtuesit e të cilit duhet të bëjnë shumë kujdes për të mos përsëritur gabimet e të shkuarës si përshembull me serbin Luka Jovic i cili fatkeqësisht duhet ti japë lamtumirën ‘’ Santiago Bernabeut ‘’ gjatë verës.
Sakrificat e bëra gjatë këtij sezoni kanë shkaktuar shumë buzëqeshje në kampin e ‘’ Los Merengues ‘’ të cilët duhet ta shtojnë përqëndrimin drejt sukseseve të rradhës pa harruar se përpara do të kenë një finale Champions League kundër Liverpoolit , e dyta në pak vite kundër ‘’ The Redsave ‘’.



