Milani del me komunikatë zyrtare, shkarkohet Paolo Maldini

Milani del me komunikatë zyrtare, shkarkohet Paolo Maldini

Klubi i Milanit ka dalë me një komunikatë zyrtare, ku është njoftuar shkarkimi i Paolo Maldinit, nga posti i drejtorit teknik.

Vendimi u mor që të hënën e 5 qershorit, por vetëm ditën e sotme është bërë zyrtare.

Shkak për divorcin janë bërë mosmarrëveshjet e fundit. Presidenca dhe Maldini kishin pikëpamje të ndryshme për merkaton dhe duket se kjo ka sjellë ndarjen e rrugëve.

Njoftimi i klubit:

AC Milan njofton se Paolo Maldini përfundon mandatin e tij në klub, me efekt nga 5 qershori 2023.

E falënderojmë për kontributin e tij ndër vite, me Milanin që u rikthye në Champions League dhe fitoi titullin kampion në sezonin 2021/22.

Përgjegjësitë e tij do t'i caktohen një grupi pune të integruar, i cili do të punojë ngushtë me trajnerin e ekipit të parë, duke i raportuar drejtpërdrejt Kryeshefit Ekzekutiv.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy