Ancelotti: Real Madrid nuk nënvlerësohet, jemi të ngjashëm me Bayern Munich

Ancelotti: Real Madrid nuk nënvlerësohet, jemi të ngjashëm me Bayern Munich

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, deklaroi se skuadra e tij është gati për sfidën e parë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, ndaj Bayern Munich në Gjermani.

Ancelotti deklaroi se Real Madrid nuk nënvlerësohet nga asnjë kundërshtar, ndërsa shtoi se kanë respektin e të gjithëve.

E kaluara mbetet një kujtim i mirë, por kjo do të jetë një histori ndryshe. Është ndeshja e parë gjysmëfinale. Të gjithë janë të lumtur që jemi këtu.

Bayern është shumë i fortë në tranzicion dhe kanë lojtarë shumë të shpejtë. Ata mund të luajnë në mënyra të ndryshme. Ne jemi dy skuadra që nuk kemi një identitet shumë të qartë dhe mund të luajmë lojëra në mënyra të ndryshme.

Reali i Madridit nuk duhet nënvlerësuar kurrë në këtë kompeticion. E gjithë bota e di fare mirë se çfarë mund të bëjë Reali në këtë kompeticion. Unë ndjej se na respektojnë në të gjithë botën, kjo fanellë peshon shumë.

Pavarësisht se në kampionat nuk kanë treguar formë të shkëlqyer, Ancelotti e vlerësoi maksimalisht Bayern-in.

Ne kemi besim te vetja, por e respektojmë dhe kundërshtarin. Është e vërtetë se nuk kanë bërë ndonjë sezon kushedi se çfarë në Bundesligë, por kujtoj dy ndeshjet e fundit kundër Arsenalit në çerekfinale, kanë qenë të shkëlqyera. Arsenali është një skuadër mjaft e fortë, janë në krye të Premier League, por Bayern shkëlqeu ndaj tyre. Duhet të bëjmë llogari me cilësinë dhe historinë e tyre në Ligën e Kampioneve. Jemi dy klube të ngjashëm në këtë drejtim dhe kjo vlen shumë në një kompeticion të tillë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy