
Vështirësitë e hasura në lidhje me rinovimin e kontratës me Bayern Munchen e kanë vënë në qendër të vëmëndjes së ekipeve të elitës mbrojtësin Benjamin Pavard.
Sigurisht Real Madridi s’mund të mungonte dhe Carlo Ancelotti e konsideron francezin trashëgimtarin e Dani Carvajal .
Sipas Ekrem Onur ‘’ Galaktikët ‘’ do të sfidohen nga Chelsea dhe Atletico Madridi për kampionin në fuqi të botës me ‘’ Trikolorët ‘’ dhe për sa i përket ‘’ Bluve të Londrës ‘’ , Graham Potter e ka menduar si zëvëndësuesin e anglezit Reece James i cili momentalisht është i dëmtuar.
Ndërsa ‘’ Los Colchoneros ‘’ duan të mbushin boshllëkun e lënë nga Kieran Trippier kurse fituesit e Champions Leagues dhe jo vetëm nuk e kanë të sigurtë vijimësinë e Dani Carvajal dhe 26 vjeçari mund të shëndërrohet në një element kyç në të ardhmen tek ‘’ Los Blancos ‘’ , ekip që nuk ka të ndalur dhe synimi i vetëm është akumulimi i trofeve sezon pas sezoni.



