Sfidë gjigandësh për Vinicius Junior

Sfidë gjigandësh për Vinicius Junior

 Transferimi i mundshëm i Kylian Mbappes në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ parashikohet se do ta lërë në prapavijë Vinicus Junior.

Pavarësisht se mbetet një element shumë i rëndësishëm tek Real Madridi, këmbanat e alarmit kanë filluar të bien, por gjithashtu duhet theksuar se kemi të bëjmë me një ndër sulmuesit më të mirë në qarkullim.

23 vjeçari prej gjashtë sezonesh, përfshirë aktualin vijon të shpalosë potencialin tek ‘’ Galaktikët ‘’, i cili tanimë synohet nga Chelsea, Liverpooli dhe Paris St Germain.

Nëse i referohemi ‘’ Les Pariziens ‘’ , natyrisht largimi i ish kampionit të botës me Francën nga ‘’ Parque de Princes ‘’ do të jetë një humbje e madhe por  Luis Enrique beson se Vinicius Junior mund ta zëvëndësojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sipas ‘ El Debate ‘, drejtuesit e ‘’ Bluve të Londrës ‘’, ‘’ The Redsave ‘’ dhe kuq e bluve janë të gatshëm të ofrojnë 200 milionë euro për nxënësin e Carlo Ancelottit, determinant gjatë sfidave me ‘’ Los Blancos ‘’.

Megjithatë, nuk përjashtohet qëndrimi në kryeqytetin spanjoll dhe nëse do të rezultojë kështu, sigurisht tek Real Madridi do të formohej një dyshe tejet e frikshme në vazhdimësi.

Golashënuesi nga Sao Gonçalo ka gjetur në 18 raste rrugën e rrjetës, pa mënjanuar 18 asiste në 28 sfidat e sezonit aktual, statistika që evidentojnë se është një rrezik për çdo rival.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy