
Humbja 6-1 në Europa League patjetër që e ka vënë në presion Jose Mourinhon për të dhënë maksimumin në vijimësi . Situata tek ‘’ Verdhekuqtë ‘’ është kritike sepse kjo disfatë e dëmton imazhin e ‘’ The Special One ‘’ .
Luzitani i ka vënë gishtin disa pikave që nuk kanë bërë siç duhet detyrat dhe një ndër to është Gonzalo Villar . Pas Atleticos për spanjollin është shfaqur një tjetër kandidat . Interi do të garojë me ‘’ Los Colchoneros ‘’ për ti ofruar një të ardhme ndryshe në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ .
Traineri Simone Inzaghi e vlerëson anësorin një zëvëndësues ideal për Marcelo Brozovic i cili nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët me fituesit e Scudettos dhe i imponon zikaltërve arritjen në këtë pikë . Sipas ‘ Calciomercatos ‘ Interi e ka marrë shumë seriozisht këtë çështje .
Kartoni i 23 vjeçarit kushton 14 milionë euro por Roma do të kërkojë rreth 20 milionë për largimin e ishi-t të Elches nga ‘’ Olimpico ‘’.
Projekti i Jose Mourinhos s’ka nevojë për koment dhe shquhet si një trainer që s’jep shanse të dyta kur shikon që nuk janë plotësuar kushtet e vëna prej tij .
Ky fakt evidenton se rruga e Gonzalo Villar me Romën mund të ndahet gjatë merkatos vijuese dhe Interi mund të jetë një opsion për rikuperimin e formës optimale .
Lufta do të mbetet e hapur sepse Atletico Madridi zor se do të dorëhiqet nga kjo mundësi dhe një fakt që e demostron është se udhëhiqet nga Diego Simeone , për të cilin fjalët janë të tepërta .



