Java e fundit vendos titullin, Milani dhe Interi mësojnë arbitrat

Java e fundit vendos titullin, Milani dhe Interi mësojnë arbitrat

Në fundjavë do të luhet edhe xhiro e fundit në Serie A, që do të vendosë edhe skuadrën që do të shpallet kampione.

Milani mban vendin e parë dhe i duhet vetëm 1 pikë ndaj Sassuolo, për të fituar zyrtarisht titullin. Në krahun tjetër, Interi do të kërkojë me çdo kusht fitoren ndaj Sampdoria, për të shpresuar në një humbje të rivalëve të qytetin, për ta marrë ata trofeun.

Të dyja këto sfida do të zhvillohen ditën e diel në orën 18:00. Ditën e sotme janë zbuluar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi në dy sfidat.

Arbitër i Sassuolo-Milan në stadiumin “MAPEI” do të jetë Daniele Doveri, ndërsa në Inter-Sampdoria, e cila do të luhet në stadiumin “San Siro” do të jetë Marco Di Bello.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy