Tjetër zhgënjim për Milanin në Champions, Real Madrid nuk fal (VIDEO)

Tjetër zhgënjim për Milanin në Champions, Real Madrid nuk fal (VIDEO)

Milani nuk ka arritur të regjistrojë dot fitoren e parë në Champions League, teksa ditën e sotme nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj portugezëve të Portos në “San Siro”.

Miqtë e nisën ndeshjen shumë mirë, teksa kaluan në avantazh që në minutën e 6-të me Luis Diaz. Pjesa e parë foli e gjitha për Porton, që iu afrua golit të edhe në disa raste të tjera.

Pjesa e dytë ishte me një tjetër Milan, me kuqezinjtë që kërkon me ngulm golin e barazimit, të cilin e gjetën në minutën e 61, kur pas një gjuajtje të Kalulu, mbrojtësi kundërshtar, Mbemba, e devijon topin në portën e tij, duke shkaktuar autogol.

Pas kësaj, skuadra e Piolit mori zemër dhe provoi të gjente golin e fitores, por Porto ishte e vendosur shumë mirë prapa dhe ia doli të mbrojë barazimin, që i dërgon në vendin e dytë në grupin B me 5 pikë, ndërsa Milani mban vendin e fundit me vetëm 1 pikë dhe është thuajse i eliminuar nga Liga e Kampioneve.

Ndërkohë në grupin D, Real Madrid ka bërë dertyrën në shtëpi, teksa mposhti 2-1 Shakhtar Donetsk. Dopieta e Benzema në minutat 14 dhe 61, i dhanë fitore madrilenëve, të cilët marrin kryesimin e grupit me 9 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy