Mes bojkotit dhe pezullimit të Dukës/ Asambleja e FSHF-së voton sot presidentin e ri

Mes bojkotit dhe pezullimit të Dukës/ Asambleja e FSHF-së voton sot presidentin e ri

Mes bojkotit të disa anëtarëve dhe pezullimit nga detyra të kreut aktual të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në “Shtëpinë e Futbollit” do të mbahen sot zgjedhjet për presidentin e ri.

Zgjedhjet ishin parashikuar të mbaheshin fillimisht më 2 mars, por pas vendimit të Gjykatës së Tiranës ato u shtynë për në 15 mars.

Vendimi erdhi pas ankesave se po manipuloheshin zgjedhjet në disa Shoqata Rajonale Futbolli (SHRF), që më pas të ndikonin të zgjedhjet e përgjithshme.

Ndërkohë, po kjo gjykatë ka vendosur të pezullojë nga detyra Armando Dukën. I pezulluar është dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.

Kandidatë për kreun e ri të FSHF përveç Armand Dukës, i cili synon mandatin e gjashtë, është gazetari Dritan Shakohoxha, por edhe trajneri Sulejman Starova.

UEFA ka përzgjedhur të dërguarit e saj për të monitoruar zgjedhjet. Zëvendëspresidenti i organit më të lartë të futbollit në Evropë, Zibi Boniek do të jetë i pranishëm në Tiranë për monitorimin e procesit. Së bashku me të do të jenë dhe dy zyrtarë të tjerë, Thierry Favre dhe Luca Nicola.

Edhe FIFA gjithashtu ka dërguar dy zyrtarë të saj për monitorimin e procesit zgjedhor, Nodar Akhalkatsi dhe Sofia Malizia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy