
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, u shfaq shumë i lumtur pas fitores që skuadra e tij regjistroi ndaj Napolit. Në intervistën pas ndeshjes, tekniku kuqezi, deklaroi se ekipi i tij i meritoi 3 pikët.
Ndonëse Milani është në krye të renditjes, i pyetur për titullin kampion, Pioli tha se Interi është favorit për të marrë trofeun.
Këto janë tre pikë të rëndësishme, ne mundëm një ekip të fortë që na shkaktoi shumë probleme, sepse djemtë punuan shumë, shumë fort pa top dhe e merituan këtë fitore.
Ne donim një mesfushë agresive, por edhe një me cilësi, duke ditur se mund të gjenim boshllëqe midis linjave të tyre. Ne ishim në lojë nga fillimi në fund, ishte një paraqitje e mirë, por do të vijnë ndeshje më delikate”.
Interi është ende favorit për të fituar titullin sepse ata janë kampionët në fuqi dhe kanë një ndeshje më shumë për të luajtur. Ata janë një ekip shumë i fortë që e dinë se çfarë do të thotë të fitosh. Sa më shpejt të kemi një tabelë me të gjitha skuadrat që luajnë të njëjtin numër ndeshjesh, aq më shpejt do të jemi në gjendje të gjykojmë.
Ka vështirësi për të gjithë në Serinë A, ne nuk jemi perfekt, por kjo është koha për të dëshmuar se kemi mësuar nga gabimet tona me qëndrimin dhe cilësinë e duhur.



