Kosova do të luajë miqësoren e parë me trajnerin Franco Foda. “Dardanët” do të përballen me Armeninë këtë të premte, në orën 17:00.
Në prag të kësaj sfidë, për mediat ka folur sulmuesi, Vedat Muriqi, i cili deklaroi se Kosova është favorite në këtë përballje.
Jemi përgatitur shumë mirë si fizikisht ashtu edhe psiqikisht për këtë ndeshje.
Edhe pse është miqësore për neve është e rëndësishme, për të fituar ndeshjen sepse duhet të mësohemi me fitore.
Besoj që Kosova është favorite në këtë përballje. Sipas analizës që kemi bërë, jemi më mirë se Armenia.
Por, ky është futboll dhe nuk i dihet. Ne do të japim maksimumin dhe duam ta tregojmë në fushë se jemi favoritë.



