
E ardhmja e Dani Olmos mund të ndryshojë gjatë javëve vijuese.
Ecuria shumë e mirë me Barcelonën, skuadër tek e cila spanjolli është një referent, e ka bërë pjesë të projektit ambicioz të drejtuesve të Manchester City-t dhe Arsenalit, kryefjala e të cilit është arritja tek titujt.
Lajmi është konfirmuar nga të përditshmet ‘ The Mirror ‘ dhe ‘ TNT Inglaterra ‘, dhe sipas ecurisë së deritanishme ishi i Leipzigut mund të lërë shumë shpejt ‘’ Camp Noun ‘’ për arsye të problemeve të kuq e bluve për të regjistruar lojtarët në La Liga.
Duhet theksuar se kontrata e 26 vjeçarit përbëhet nga një klauzolë e cila thekson qartazi se fituesi i Europianit me ‘’ La Furia Rojan ‘’ mund të largohet nëse drejtuesit e ish fituesve të La Ligas nuk do të arrijnë ta regjistrojnë përpara se të përfundojë muaji janar.

Sigurisht mund të thuhet se ‘’ Qytetarët ‘’ dhe ‘’ The Gunners ‘’ do të kenë një lloj avantazhi për të marrë shërbimet e ishi-t të Leipzigut, i cili mund të adaptohet shumë lehtë me mënyrën se si luajnë këto ekipe.
Ndërkohë, për Joan Laportan do të jenë ditë tejet të rëndësishme deri në arritjen marrëveshjes.
Në sezonin e parë tek gjigandët e Primera Division dhe jo vetëm Dani Olmo po tregon se mbetet një dhimbje koke për çdo rival, i cili deri më tani e ka shpërblyer besimin e dhënë nga Hansi Flick me 6 gola dhe 1 asist në 15 sfida, shoqëruar me një lojë bindëse.



