Arapi: Jam i kënaqur me dy ndeshjet e fundit të Teutës

Arapi: Jam i kënaqur me dy ndeshjet e fundit të Teutës

Trajneri i Teutës, Renato Arapi duke folur për mediat pas barazimit me Vllazninë, u shpreh se është i kënaqur me atë që ekipi i tij ka treguar në dy ndeshjet e fundit.

Arapi deklaroi se kjo situatë ku ndodhet skuadra, nuk i shkon për shtat Teutës dhe e rëndësishme është që të arrihen objektivat që klubi ka momentalisht.

Jam shumë i kënaqur për 2 ndeshjet e fundit, për atë çfarë ekipi ka treguar. Kishim mundësi të shënonim që pjesën e parë me Lorencon, por nuk ia arritëm. Më kënaq dëshira e ekipit për të bërë mirë dhe mënyra si erdhi barazimi. Po vazhduam kështu do të vijnë edhe fitoret.

Unë do të thoja, që edhe kur jemi munduar të qëndrojë mbrapa, prapë kemi gabuar. Në këtë mënyrë si i kemi ndërtuar 2 ndeshjet e fundit, ekipi ka krijuar dhe ka pasur intensitet. E rëndësishme është që të arrijmë objektivat që kemi për momentin. Kjo situatë nuk i shkon përshtat Teutës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy