Janë luajtur sot pjesa më e madhe e ndeshjeve në “Premier League”, pas një pauze dy javore për shkak të angazhimeve të ekipeve kombëtare.
Pavarësisht pushimeve, skuadrat e mëdha nuk e ulën ritmin, duke zbritur në fushë të etura për fitore.
Ndërsa Çhelsea i Antonio Kontes shpartalloi Uest Bromuiçin me rezultatin 0-4 duke u ngjitur përkohësisht në vendin e dytë. Morata, Alonso dhe dopieta e Hazard ishin golat që vendosën takimin.
Nuk ka falur as Liverpuli, i cili regjistroi fitoren e tretë radhazi, duke mundur në shtëpi Southemptonin me rezultatin 3-0. Salah dhe Kutinjo ishin protagonistët e të kuqve në sfidën e sotme, duke dhuruar spektakël. Egjiptiani Salah, shënoi dy gola, ndërsa braziliani Kutinjo realizoi një gol dhe dha një asist në goli i dytë.
Në sfidat e tjera, Kristal Palase barazoi në shtëpi ndaj Evertonit me rezultatin 2-2. Burnemuth shkatërroi 4-0 Hadërsfilldin, ndërsa Bërnli mposhti Suonsin me rezultatin 2-0.
Ndërsa Arsenali i Arsen Vengerit fitoi derbin e Londrës duke mposhtur skuadrën rivale të qytetit Totenhamin me rezultatin e pastër 2-0. Golat për vendasit në Emirates u shënuan nga Mustafi dhe Sancez. Një fitore e rëndësishme kjo për Top Çinjt e Londrës pasi i afron ata me skuadrat kryesore në luftën për titullin kampion.
Renditja në “Premier League” pas 12 javësh.




