Atletico Madridi pretendon Javi Galan

Atletico Madridi pretendon Javi Galan

Prej shumë kohësh drejtuesit e Atletico Madridit po kërkojnë një mbrojtës të majtë, skuadër e cila pretendonte Alejandro Grimaldon dhe Raphael Guerrerion por e humbi luftën , respektivisht me Bayer Leverkusenin dhe Bayern Munchen. Gjithsesi ‘’ Los Colchoneros ‘’ do të tentojnë me çdo mënyrë të transferojnë një lojtar cilësor në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ dhe pjesë e planeve të Diego Simeones tashmë është bërë Javi Galan. 28 vjeçari kontriboi në sezonin e shkuar për mosrënien e Celta Vigos në Segunda Division dhe performancat me spanjollët janë pasuar me interesin e kryeqytetasve. Nëse do të vendosë të transferohet tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’ , Javi Galan do të ketë për herë të parë në karrierë mundësinë për të treguar veten në Champions League, edhe pse fillimisht madrilenëve do ti duhet të negociojnë me drejtuesit e Celta Vigos pasi kontrata e tij skadon në 30 qershorin e 2026-tës, fakt i cili mund ta vështirësojë arritjen e marrëveshjes .
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy