
Sulmuesi Erling Haaland konsiderohet ndër më të rrezikshmit aktualisht dhe Real Madridi vijon ta ketë në listën e gjatë të transferimeve .
‘’ Galaktikët ‘’ asnjëherë nuk e kanë harruar norvegjezin sidomos pas arritjeve me Manchester City-n dhe duket se drejtuesit janë tërhequr për Kylian Mbappen pasi 23 vjeçari është shëndërruar në një bomber që frikëson çdo rival.
Fakti se Karim Benzema e finalizon kontratën me ‘’ Los Blancos ‘’ në verën e 2024-tës , sulmues shumë cilësor, fituesi në fuqi i ‘’ Topit të Artë ‘’, i ka detyruar spanjollët ta vlerësojnë transferimin e gjigandit nordik në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ , i cili aktualisht është dukshëm një hap përpara kundërshtarëve të tij .
‘’ The Citiziens ‘’ kanë fituar shumë terren me prezencën e ishi-t të Borussia Dortmundit dhe me të drejtë janë optimistë se mund ta thyejnë akullin në Champions League dhe ta fitojnë për herë të parë trofeun më prestigjoz europian për klube.
Do të jetë e vështirë sepse Pep Guardiola shquhet për kokfortësinë e tij dhe parashikohet se do të bëjë maksimimin për të penguar largimin e golashënuesit të lindur në Leeds nga ‘’ Etihad ‘’ , i jashtëzakonshëm në metrat e fundit dhe një bomber si pak të tjerë .



