Eden Hazard, ka njoftuar ditën e sotme tërheqjen nga kombëtarja e Belgjikës. Pas 14 viteve si pjesë e kësaj kombëtareje, ku zhvilloi 126 ndeshje dhe shënoi 33 gola, sulmuesi 30-vjeçar ka vendosur ta mbyllë këtu.
Këtë e ka njoftuar vetë lojtari, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Një faqe kthehet sot. Faleminderit për dashurinë tuaj, faleminderit për mbështetjen tuaj. Faleminderit për gjithë këtë lumturi të përbashkët që nga viti 2008. Kam vendosur t'i jap fund karrierës sime me kombëtaren. Do të më mungoni...
Suksesi më i madh i Hazardit me Belgjikën ishte vendi i tretë në Botërorin e vitit 2018 të mbajtur në Rusi.



