
Largimi i Casemiros drejt Manchester United dhe fakti se Modric dhe Kross po i afrohen fundit të karrierës, i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Real Madridit të cilët kanë hartuar një plan për transferimin e Jude Bellingham në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Anglezi po shkëlqen me Borussia Dortmundin dhe një faktor që mund ti ndihmojë ‘’ Galaktikët ‘’ janë marrëdhëniet e shkëlqyera me gjermanët.
Spanjollët domosdoshmërisht duhet të gjejnë një zëvëndësues në merkaton verore dhe tashmë kanë filluar negociatat me ‘’ Verdhezinjtë ‘’ për të parë se deri ku mund të arrijnë.
19 vjeçari konsiderohet ndër talentët e të ardhmes dhe me ekipin nga Ruhr ka ditur të shkëlqejë në Bundesligë dhe Champions League , me 11 gola dhe 19 asiste në 94 sfida në eksperiencën me Borussia Dortmundin duke reflektuar një potenciali të jashtëzakonshëm në një moshë fare të re .
Avantazhi i Real Madridit është se ishi i Birminghamit ka refuzuar rinovimin me Borussia Dortmundin dhe kryeqytetasit mund të rezultojnë fituesit në këtë histori, të cilët ndihmohen si nga historia ashtu edhe nga aktualiteti në të cilin ndodhen .



