Rey Manaj ka gjetur golin e parë me fanellën e Watford në Championship. Sulmuesi shqiptar, realizoi golin e vetëm për skuadrën e tij, në barazimin 1-1 ndaj Birmingham.
I futur nga stoli në minutën e 55-të, 8 minuta më vonë, Manaj e dërgoi topin në rrjetë, teksa pas një gjuajtje të Sema, e devijoi për ta dërguar topin në fundin e rrjetës.
Ky është goli i parë për Manajn në Championship, me sulmuesin nga Lushnja, që shpreson që edhe shumë të tjerë të vijnë më pas.



