Ditmar Bicaj, trajner i ekipit të Burrelit, thotë se merkato e dimrit targon se ka rënie të elementëve të rinj që hyjnë në botën e futbollit.

Po të marrim dekadën e fundit janë me pikatore futbollistët e rinj. Siç duket, ky brez që po vjen nuk është si ai i mëparshmi. Por ekipe me financa të shëndosha po sigurojnë elementë që bëjnë diferencën.

Duke u ndalur te Burreli, Bici tha se synon pozicionimin në vendet e para.

Burreli ka bërë një kampionat të mirë. Mbështetje ka dhënë kryebashkiaku Agron Malaj. Ai po investon dhe dy donatorë nga Burreli. Objektivi ynë këtë sezon ka qenë të jemi në 6 vendet e para. Po ashtu të shkojmë në play-off që të sigurojmë një biletë për finalen e madhe.

Bici komentoi edhe skuadrat që pozicionohen në krye të listës.

Dinamo ka stabilitet dhe trajner të mirë. Vllaznia ka shumë oshilacione, por armikun kryesor ka vetëkënaqësinë. Egnatia ka pasur pak luhatje. Këto janë ekipe me vetëm një pikë diferencë.