Trajneri i Dinamo City, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij fitoi 2-1 ndaj Teutës.
Mehmeti deklaroi se mbrojtja tregoi forcë karakteri, por nuk ishte i kënaqur me sulmin, për rastet e shpërdoruara.
Ishte një fitore shumë e rëndësishme, pasi skuadrat vinin nga rezultate jo të mira. Tensioni i ndeshjes dukej edhe te gabimi i lojtarëve në pasime të thjeshta. Më vjen keq për mënyrën si pësojmë dhe nuk jemi në ekuilibër. Në këtë moment të rëndësishme janë pikët.
Më vjen keq, sepse shkojmë me shumë forca përpara, por edhe Teuta ka pasur dy momente të mira. Kur shkon shpesh dhe nuk i zgjidh situatat, skuadra futet në ngërç. Në mbrojtje skuadra tregoi forcë karakteri.
Rustem Hoxha, ka luajtur 8 ndeshje dhe ka pasur ngarkesa. Duke pasur parasysh fushën dhe lodhjen, nuk doja ta rrezikoja. Kjo është një zgjedhje, për shkak të shqetësimeve gjatë javës.



