
Sezonet e shkëlqyera të Jude Bellingham tek Borussia Dortmundi e kanë vënë në qendër të vëmëndjes së skuadrave të mëdha talentin anglez. Në skenë është shfaqur Liverpooli që kërkon ta rikthejë në Premier League perlën e ‘’ Verdhezinjve ‘’ . Largimi i Georginio Wijnaldum nga magjiku ‘’ Anfield Road ‘’ e ka vënë në lëvizje trainerin Jurgen Klopp për të gjetur një zëvëndësues kualitativ dhe 18 vjeçari e ka bindur me paraqitjet tek gjermanët .
Sipas ‘ Daily Star ‘ gjermani i ka vënë në dijeni drejtuesit për fillimin e negociatave me Borussia Dortmundin me qëllimin e konkretizimit të operacionit në merkaton dimërore dhe ‘’ The Redsat ‘’ janë koshientë se duhet të derdhin në arkat e kësaj skuadre rreth 95 milionë euro për ta larguar nga ‘’ Signal Iduna Park ‘’.
Kontrata e Jude Bellingham mbetet e vlefshme deri në 2025-sën por siç është raportuar së fundmi drejtuesit e Borussia Dortmundit janë shprehur se nuk do të nxitojnë për këtë lojtar për faktin se arkat tashmë janë të konsoliduara për arsye të shitjes së Jadon Sanchos tek Manchester United për 85 milionë euro.
Boshllëku i lënë nga Georginio Wijnaldum është tejet evident në mesfushën e Liverpoolit dhe karakteristikat e britanikut përputhen mjaft mirë me kërkesat e Jurgen Klopp , fakt që e përforcon idenë se këmbngulja e Liverpoolit për Jude Bellingham do të jetë e vazhdueshme .
Humbja e terrenit në lidhje me sukseset i ka përshpejtuar lëvizjet në merkato në funksion të rikthimit aty ku e meriton pavarësisht se duhet patur në konsideratë se konkurrenca në çdo kompeticion sa vjen edhe bëhet më e ashpër .



