
Sezoni aktual ka lënë për të dëshiruar për Atletico Madridin në lidhje me titujt , ekip i cili ka mbetur me duar bosh.
Megjithatë, Diego Simeone bashkë me drejtuesit vijojnë të besojnë tek grupi i lojtarëve dhe do të japin maksimumin edhe në merkaton verore për të tentuar në sezonin 2023-2024 fitimin e titujve.
Gjatë ndeshjeve është vënë re një boshllëk në metrat e fundit dhe ‘’ Los Colchoneros ‘’ vijojnë të shpresojnë për transferimin e Andre Silvas në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.
Duke qenë se Alvaro Morata pretendohet nga Juventusi dhe Milani, fakt i cili mund ta rikthejë spanjollin në Serinë A , ‘’ El Cholo ‘’ ka përzgjedhur 27 vjeçarin , duke i dhënë një tjetër mundësi për ta harruar etapën jo të mirë me Sevillan.
Ndërsa tek Leipzigu, historia është krejtësisht ndryshe për faktin se ishi i Portos ka spikatur në sezonin aktual dhe duke patur parasysh se kësaj skuadre i mbeten edhe dy sfida për të zhvilluar , numëron 9 gola dhe 9 asiste në 44 të tilla.
Parashikohet se gjermanët do ta refuzojnë kategorikisht largimin e mundshëm nga ‘’ Red Bull Arena ‘’ por ‘’ Los Rojiblancos ‘’ do të tentojnë deri në fund për ishi-n e Milanit, i cili mund të shëndërrohet në një ndër transferimet më të bujshëm të La Ligas gjatë verës.



