
Lista e Kombëtares për ndeshjet e muajit nëntor ka pësur ndryshime. Është bërë e ditur së fundmi, se në listë është shtuar edhe sulmuesi Ernest Muçi. Ky i fundit do të vihet nën urdhrat e trajnerit Edoardo Reja, duke filluar nga dita e nesërme.
Lojtari i Legias së Varshavës ishte në listën e Kombëtares U-21 për ndeshjet e Europianit ndaj Sllovenisë dhe Kosovës, por tashmë ai do të kalojë në urdhrat e trajnerit Reja.
Në vendin e tij në Kombëtaren U-21 është thirrur Eridon Qardaku, futbollist i cili aktivizohet me Bylisin e që ka qenë edhe më parë pjesë e skuadrës Shpresa.



