Diego Simeone ka bërë të ditur se do të vazhdoj kontratën me skuadrën e Atletico Madrid.
Trajneri argjentinas, me këtë lajm ka zhgënyer të tifozët e Interit të cilët prisnin që ai të merte drejtimin e skuadrës zikaltër pasi të largohej nga “Vicente Calderon”.
"Unë mendova se ishte më e mira për Atletico Madridin që ta zvogëlojmë kontratën. Të gjithë thoshin se ndoshta unë do të largohesha pas një ose gjysmë viti. Por, unë mund të vazhdojë kontratën përsëri”, ka deklaruar ai.
Simeone, i cili më herët e ka pranuar se një ditë dëshiron ta drejtoj Interin, ka bërë të ditur se nuk do të flas më rreth të ardhmes së tij.



