
Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi, ka folur para mediave, në prag të ndeshjes që skuadra e tij do të luajë ditën e nesërme ndaj Egnatias. Tekniki i kryeqytetasve, zbuloi se nesër do ketë dy mungesa, si Sidibe apo edhe Haxhiu, teksa shtoi se skuadra e tij duhet të marrë fitoren, pasi i duhet për vazhdimësinë.
“Shpresoj që mos të ndikojë ndeshja me Tiranën pasi është normale që pas 120 minutash, lodhje fizike dhe psikologjike, por jemi në një moment që nuk duhet të shfajësohemi për asgjë, nuk duhet të mendojmë për lodhje por duhet të bëjmë maksimumin për t’u kthyer te fitore në kampionat.
Duhet të ndryshojmë shumë, sidomos karakterin në momente të veçanta gjatë ndeshjen, por dhe besimin. E mira do të ishte që çdo ekip të kishte stadiumin e tij, por nuk është justifikim për dy ndeshjet e dobëta që kemi luajtur.
Egnatia është një ndër kundërshtarët më të vështirë, me trajner me eksperiencë që e njeh mirë kampionatin shqiptar. Do ta kemi të vështirë. Kemi pasur fatin ta shohim pas çdo jave dhe ata neve, por pak rëndësi ka sepse duhet të ndryshojmë mënyrën si kemi luajtur, pasi kemi mundësi dhe cilësi për t’u kthyer te fitoret. Nuk i druhem Egnatias pasi në futboll ndodh që një skuadër mund ekipin më të mirë të kampionati dhe ti mund ta mundësh, por me rezultatet që ka treguar Egnatia duhet respektuar dhe duhet të japim 100% për fitoren.
Do të mungojnë Haxhiu dhe Sidibe, ndërsa sot do të shohim gjendjen e lojtarëve që patën problem në Kupë. Kam bërë një analizë, kemi folur dhe me djemtë, me Tiranën kemi bërë ndeshjet më të dobëta që në miqësore, por meritojnë komplimente për kualifikimin, kundër një kundërshtari shumë të fortë që nuk njeh humbje. Në ndeshjen e parë bëmë shumë mirë, në ndeshjen e dytë jo. Nuk u kualifikuam me fat, por luajtëm mirë në ndeshjen e parë dhe merite e gjuajtjes së penalltive dhe portierit Bakaj që priti disa penallti.
Skemën e kemi ndryshuar vetëm në ndeshjen e fundit. Nuk patëm probleme sa i përket rreshtimit, deri në pësimin e golit të parë ku kishte një mos komunikim të lojtarëve. Më shumë patëm probleme te impenjimi, pasi rezultati i ndeshjes së parë na bëri të fjetur. Do mundohemi t’i marrim vetëm anën pozitive kësaj ndeshje, kualifikimin.
Në fakt nuk mund ta quaj finale, por është ndeshje shumë e rëndësishme për ne duhet të gjejmë vazhdimësinë dhe kjo vjen me rezultatet pozitive. Një fitore nesër na bën mirë nga ana psikologjike dhe jemi gati për të bërë një ndeshje të mirë dhe në fund me pak fat të marrim 3 pikë.
Është normale që në një klub duhet të marrin të gjithë përgjegjësi nga trajneri i pari. Kapiteni është lojtar me eksperiencë dhe e di se çfarë ka dashur të thotë, sa më shumë përgjegjës të ketë në ekip, do të jetë më e lehtë për të gjithë”, tha Shkëmbi.



