Real Madridi arrin akordin për Kepa Arrizabalagan

Real Madridi arrin akordin për Kepa Arrizabalagan

Dëmtimi i rëndë i Thibaut Courtois i ka detyruar drejtuesit e Real Madridit të fokusohen maksimalisht në këtë merkato tek transferimi i një tjetër portieri në kryeqytetin spanjoll. ‘’ Galaktikët ‘’ e kanë bërë zgjedhjen dhe flitet për Kepa Arrizabalagan, për të cilin është interesuar edhe Bayern Munchen së fundmi. Pas investimit prej 80 milionë eurosh të bërë nga londinezët në të kaluarën , me kalimin e kohës ishi i Athletic Bilbaos nuk i ka përmbushur pritshmëritë, tek një ekip tek i cili faktikisht kërkesa e llogarisë është një ndër më të lartat por ‘’ Los Blancos ‘’ vijojnë të besojnë tek aftësitë e Kepa Arrizabalagas, i cili do të luajë me formulën e huazimit për një sezon tek kjo skuadër. S’duhet harruar se edhe Bono ishte një kandidat potencial për Real Madridin por pjesëmarrja në Kupën e Afrikës me Marokun do ta linte ish kampionin e Champions Leagues një muaj pa portier titullar. Deri në momentin e zyrtarizimit të 28 vjeçarit, Carlo Ancelotti do të ketë në dispozicion Andriy Lunin, trainer i cili e ka treguar potencialin në të kaluarën me fitimin e shumë trofeve të rëndësishëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy