NBA/  Warriors pëson humbjen e parë, spektakël në Bulls-Knicks

NBA/ Warriors pëson humbjen e parë, spektakël në Bulls-Knicks

Golden State Warriors pësuan humbjen e parë për këtë edicion të NBA. Pas një ndeshje spektakolare mes Golden State Warriors dhe Memphis Grizzlies, këta të fundit ia dolën të triumfojnë në fund me rezultatin 101-104.

Morant me 30 pikë të realizuara dhe Bane me 19 pikë, ishin më të mirët në parket për Memphis Grizzlies, ndërsa Curry me 36 pikët e realizuara nuk i mjaftoi Golden State Warriors për të marrë fitoren.

Në përballjet e tjera, Philadelphia mposhti 110-102 Detroit Pistons, Washington Wizards triumfoi 122-111 ndaj Atlanta Hawks, ndërsa Dallas Mavericks mposhtën San Antiono Spurs 104-99.

Ndeshje spektakolare ishte edhe ajo mes Chicago Bulls dhe New York Knicks, e cila u fitua nga këta të fundit me rezultatin e ngushtë 103-104.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy