Karim Benzema festoi ditën e djeshme, fitimin e “Topit të Artë”, trofeun më të rëndësishëm për një lojtar.
Gjatë fjalës së tij, francezi u shfaq shumë i lumtur, ndërsa zbuloi edhe të ardhmen. Benzema u shpreh se do të tërhiqet te Real Madrid, aty ku luan nga viti 2009.
“Do të tërhiqem te Reali i Madridit, nuk ekziston asnjë alternativë tjetër për mua”, u shpreh Benzema.
34-vjeçari është në fundin e kontratës me Real Madrid, por gjasat janë të mëdha, që të rinovojë edhe për disa sezone të tjera.



