Dede: U treguam pragmatistë. Jam kthyer në shtëpi, fitorja për tifozët e Elbasanit

Dede: U treguam pragmatistë. Jam kthyer në shtëpi, fitorja për tifozët e Elbasanit

Trajneri i Elbasanit, Nevil Dede, foli për MCN TV, pas fitores që skuadra e tij mori ndaj Lushnjës.

Dede deklaroi se skuadra e tij u tregua pragmatiste, ndërsa shtoi se fitorja është për tifozët që e ndjekin skuadrën kudo.

U treguam pragmatistë. Ishte një ndeshje e vështirë, ndaj një kundërshtari si Lushnja. Ne nuk jemi mësuar me terren sintetik. Menaxhuam shumë mirë ndeshjen. Në ndeshje të caktuara pragmatizmi vlen më shumë. Kundërshtari krijoi pak. Duhet ta kishim mbyllur ndeshjen. Konsumi i lojtarëve ka qenë i madh.

Unë e kam thënë dhe do e them gjithmonë, jam kthyer në shtëpi dhe jam krenar që drejtoj këtë skuadër. Fitorja është për tifozët, që na ndjekin kudo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy