Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente, vlerësoi maksimalisht Francën, në prag të përballjes mes tyre në gjysmëfinalen e Europianit.
Numri 1 i stolit të iberikëve, deklaroi se pret një ndeshje shumë të fortë dhe të luftuar, ndërsa nuk i kuresu superlativat edhe për Mbappe.
Franca ka potencial të jashtëzakonshëm dhe kjo është e dukshme. Ata kanë një skuadër cilësore, të mbushur me emra të rëndësishëm dhe për këtë unë pres një ndeshje shumë të fortë, të luftuar. Unë nuk dua të bëjë presion ndaj kundërshtarit, por Franca është skuadra që ka bërë paraqitjet më të mira në këtë Europian, të paktën këtë përshtypje më kanë lënë mua. Mbappe është i paparashikueshëm, nuk zhduket kurrë. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm.

De La Fuente, deklaroi gjithashtu se skuafta e tij është gati për këtë përballje, pavarësisht mungesave.
Kemi një skuadër shumë të mirë, kemi punuar shumë këto ditë dhe jemi gati për këtë ndeshje. Yamal duhet të vazhdojë të jetë vetvetja dhe të vazhdojë të mësojë. Kemi edhe lojtarë të tjerë që në këtë



