
Trajneri i Kukësit, Stavri Nica, foli për MCN TV, pas ndeshjes, ku skuadra e tij triumfoi ndaj Erzenit me rezultatin 2-1.
Nica deklaroi se ekipi ndryshoi fytyrë dhe reagoi mirë në pjesën e dytë, ndërsa shtoi se lojtarët duhet ët fitojnë më shumë besim, pasi tërhiqen mbrapa shpesh.
Kukësi i kemi kërkuar të bëhet skuadër shtëpie. Të ndjejë përgjegjësi kur luan këtu. Pjesën tjetër, i mbetet orientimit taktik. Në pjesën e parë nuk kishim agresivitetin e duhur. Në pjesën e dytë, ndërrimet bënë mirë dhe skuadra reagoi. Shpresojmë që të mbajmë ritmin e lojës deri në fund.
Nëse beson te stërvitja dhe te trajnimi e forca që ke, edhe rezultati vjen. Nëse ngacmon shpirtin, do vijë edhe rezultati.
Duhet punuar akoma më shumë për fazën ofensiv. E shikoj që nuk është besimi i duhur. Nëse nuk punon më shumë, goli nuk del kollaj. Skuadra duhet të luajë më shkurtër dhe më agresive. Është pjesë që do edhe kohën e duhur. Vazhdimisht, dita-ditës, skuadra do të rritet.
Asnjë lojtar nuk e ka vendin të sigurt. Vendin e merr lojtari që lufton më shumë. Nëse ka cilësi dhe shpirt gare, përse të mos luajë. Në fushë do të jetë ai që ka shpirt gare dhe i shkon anës taktike të skuadrës.
Skuadra duhet të ketë më shumë besim. Nuk duhet të tërhiqet. I shikoj që tërhiqen mbrapa. Duhet shumë besim, që të kontrollosh lojën deri në fund.
Mendoj vetëm për ndeshjen e radhës dhe i bëj hyzmetin, për të rritur më shumë gjendjen fizike me këto lojtarë që kemi. Është e kotë ta them se cilin vend do arrijmë.



