Reali deklaron zëvendësuesin e  Carvajal

Reali deklaron zëvendësuesin e Carvajal

Dëmtimet e shpeshta në sezonet e fundit të Dani Carvajal nuk i kanë dhënë shumë mundësi për variante Real Madridit  që ka vuajtur shumë në këtë pozicion.   Aktualisht spanjolli është rikuperuar totalisht por drejtuesit e ‘’ Galaktikëve ‘’ s’kanë asnjë siguri se ecuria e tij do të ketë të njëjtin ritëm dhe e kanë vënë theksin tek prurjet e reja në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.  

Carlo Ancelotti kërkon një mbrojtës cilësor  dhe një ndër emrat e përzgjedhur është Jonathan Clauss. 29 vjeçari i Lensit ka zhvilluar sezone pozitive dhe vjen pas një eksperience të gjatë në Francë me ekipe shumë modeste dhe gjithashtu pas asaj me Arminia Bielefeldin në Gjermani.

Tekniku italian ka vënë bast për francezin sepse i duhet me patjetër të përmirësojë anën e djathtë të mbrojtjes tek ‘’ Los Merengues “  .  

Vendimet e të kaluarës flasin  për gabime fatale të spanjollëve si përshembull me Alvaro Odrioziola-n dhe  lejimin e largimit të  Achraf Hakimit tek Interi . Por megjithatë këto luhatje i  kanë dhënë një leksion të vlefshëm drejtuesve që janë të gatshëm ti ofrojnë alternativat më cilësore Carlo Ancelottit për të punuar i qetë në vijimësi me objektivin e fitimit të trofeve që mungojnë prej kohësh në vitrinën e madrilenëve .

Një ndër synimet e këtij traineri është që Dani Carvajal të ketë mundësinë të ndërrohet  me Jonathan Clauss në momente të ndërlikuara. 

Tek Lensi lojtari nga Strasburgu konsiderohet i pazëvëndësueshëm dhe madje ka kontribuar për të qenë një rival i  fortë në javët e para të kampionatit sepse pas  13 ndeshjesh ruan me fanatizëm vendin e dytë , por është larg Paris St Germain me një diferencë të madhe pikësh .

Interesi i Real Madridit i ka dhënë një tjetër kuptim karrierës së Jonathan Clauss dhe sigurisht nëse do të zbarkojë në Spanjë do të konsiderohej si  arritja me e madhe si futbollist .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy