Mehmeti: Të nxjerrim mësime nga humbja me Vllazninë, me Egnatian si të barabartë

Mehmeti: Të nxjerrim mësime nga humbja me Vllazninë, me Egnatian si të barabartë

Trajneri i Dinamo City, Dritan Mehmeti, foli për mediat, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ndaj Egnatias në fundjavë.

Mehmeti deklaroi se humbja e fundit me Vllazninë, duhet të shërbejë si një ndeshje ku duhen nxjerrë mësime, ndërsa shtoi se me Egnatian do të futen në fushë si të barabartë.

Kemi bërë analizën e ndeshjes me Vllazninë. Mund të humbasësh, por varet dhe se si mundesh. Na ka ardhur keq, sepse kanë qenë disa situata që na kanë ndëshkuar, por ky është futbolli. Duhet të gabojë dikush që të fitojë dikush tjetër. Nuk është për tu bërë dramë, duhet të nxjerrim mësime nga ajo ndeshje që të mos kemi situata të përsëritura.

Në këtë kampionat janë jetike pikët për të gjitha skuadrat, nga vendi i tretë e deri tek i fundit. Nuk e shikoj renditjen, shikoj çfarë mund të bëjë më mirë skuadra. Renditja do të shikohet në fund të kampionatit. Ka edhe shumë pikë, nuk ka përfunduar ende gjysma e kampionatit. Duhet të jemi të qetë, siç është edhe natyra e Dinamos.

Egnatia ka një skuadër të organizuar mjaft mirë, luan futboll të mirë. Të imponon ritmin e lojës, sepse i ka kualitetet. Do të bëjmë maksimumin për të respektuar Egnatian, por e nisim si të barabartë ndeshjen. Nëse e interpretojmë si duhet lojën, pastaj le t’ia lëmë fushës. Ne futemi për të bërë gjithmonë më të mirën.

Ndeshja Dinamo City-Egnatia, do të luhet në stadiumin e Durrësit “Niko Dovana”, të shtunën në orën 17:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy