Napoli duhet të bëjë pa sulmuesin kryesor, Victor Osimhen, për pesë ndeshjet e radhës.
Futbollisti pësoi një dëmtim muskulor me Nigerinë dhe do të mbetet jashtë fushave për të paktën një muaj.
Kjo është konfirmuar edhe nga vetë klubi italian, që duhet të bëjë pa Osimhen, në tre ndeshje të kampionatit, ndaj Milanit, Veronës dhe Salernitanës, ndërsa humbet edhe dy ndeshjet e Champions League, ndaj Union Berlin.



