Në prag të ndeshjes së sotme ndaj Spanjës, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Xhani De Biasi mund të bëjë disa ndryshime në krahasim me ndeshjen ndaj Lihtenshtejnit. Kështu në portë do të jetë Berisha, ndërsa në të djathtë të mbrojtjes Hysaj.
Maraj me Gjimshitin në qendër, ndërsa në të majtë rikthehet Agolli që do të mbajë edhe shiritin e kapitenit. Xhaka do të luajë nga minuta e parë në mesfushë, ku rikthehet gjithashtu Lila dhe Memushaj, ndërkohë që do të jenë edhe Lenjani me Roshin. Pra italiani ka menduar të luajë me një mesfushë mjaft të ngjeshur. Në sulm i vetëm do të jetë Balaj.



