Largimi pas 21 vitesh/ Messi mes lotësh: Doja të qëndroja te Barcelona

Largimi pas 21 vitesh/ Messi mes lotësh: Doja të qëndroja te Barcelona

Lionel Messi ka zhvilluar konferencën e lamtumirës në “Camp Nou”, pas largimit nga Barcelona.

 Pas 21 vitesh mes skuadrave të rinjëve, atyre B dhe C dhe ekipit të parë, Lionel Messi është larguar zyrtarisht nga Barcelona, duke mbyllur një nga epokat më të ndritura të klubit katalanas. 

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka mbajtur konferencën e lamtumirës përpara gazetarëve, ku ka pranuar se dëshira e tij ishte që të qëndronte në Barcelonë.

“Kam ditë që mendoj se çfarë të them, por e vërteta është se është vërtet e vështirë për mua ta gjej fjalët pas një jete të kaluar këtu.. Unë nuk jam gati, sigurisht nuk është ajo që kam menduar. Kam ardhur këtu 21 vjet më parë si fëmijë dhe po largohem tani që jam burrë, kam një grua, tre fëmijë. Një jetë! Unë u premtova se do të kthehem. U rrita në këtë klub që më dha aq shumë, aq shumë, që më bënë të rritem dhe përmirësohem dhe të bëhem ai që jam . Për këtë fanellë dhashë gjithçka. Nuk e imagjinoja kurrë një lamtumirë, një lamtumirë të tillë. Do të kisha dashur ta bëja atë në kufi në fushë”, kanë qenë këto fjalët e para të Messi-t teksa nuk ka mbajtur dot lotët.

Messi e tregoi edhe momentin kur e kuptoi se nuk do të mund të ishte më lojtar i Barcelonës.

“Kur e kuptova ishte si një dush i ftohtë. Po mundohemi të mësohemi me realitetin në çdo mënyrë. Kur të largohem nga këtu sot do të jetë edhe më e vështirë. Por, njerëzit e mi i kam afër dhe do të vazhdoj të luaj futboll. Dhe kur të filloj do të ndihem më mirë”, tregoi Messi.

Në konferencën për shtyp, Messi u shpreh se kishte ulur pagën deri në 50% por nuk ishte e mjaftueshme.

“Kisha ulur pagën time me 50%, por nuk ishte e mjaftueshme. Ne bëmë gjithçka të mundur, por nuk ishte e mjaftueshme dhe nuk mund të bënim më shumë. Unë kam qenë gjithmonë i qartë dhe transparent me presidencën“.

Transferimi drejt PSG-së ishte një nga pyetjet e bëra mirëpo Messi tha se nuk ka bërë ende asnjë marrëveshje.

“Ishte marrëzi (fotografia me lojtarët e PSG). Kisha folur me Di María-n dhe Paredes që të takoheshim në Ibiza. Neymar gjithashtu më telefonoi dhe më tha se ishte në Ibiza. Unë u thashë që të vinin në shtëpinë time dhe hëngrëm. Ne të gjithë bëmë një fotografi, asgjë më shumë. Më thanë të shkoj në Paris, por ishte një rastësi. Iu dha shumë rëndësi, nuk ka asgjë të çuditshme. Ishte thjesht një fotografi e miqve, me të cilët ndamë pushimet”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy