
Korabi nuk di të ndalet në merkato! Klubi dibran ka prezantuar ditën e sotme 5 afrime në skuadër.
Dy sulmuesit Odeon Bërdufi e Erjon Dragoj, do jenë pjesë e Korabit në sezonin e ri. Megjithatë skuadra e drejtuar nga Mërgjyshi nuk ka përforcuar vetëm sulmin.
Janë prezantuar gjithashtu ditën e sotme edhe 3 mesfushorë. Bëhet fjalë për Xhuljan Reçi, Anxhelo Duka dhe Klaidi Tershalla.
Objektivi te dibranët është i qartë, që në fund të sezonit të renditen në vendet e para për të siguruar ngjitjen në Kategorinë Superiore.



