Real Madridi, gjen mesfushor në Meksikë

Real Madridi, gjen mesfushor në Meksikë

  Tek Real Madridi vijon të punohet me shumë përkushtim referuar merkatos vijuese.

Dihet se ‘’ Galaktikët ‘’ kanë nevojë për tu përforcuar në disa reparte dhe si gjithmonë presidenti Florentino Perez është vënë në dispozicion. 

Drejtuesit kësaj rradhe i kanë kaluar kufinjtë dhe kanë gjetur një mefushor në kampionatin meksikan, pikërisht tek Tijuana. 

Gilberto Mora  është bërë pjesë e planeve të Xabi Alonsos për të ardhmen, sipas ‘ DefensaCentral ‘. 

Momentalisht vlera e kartonit të 17 vjeçarit varion nga 30-35 milionë euro dhe agjentja Rafaela Pimenta e ka bërë të qartë se pretendentët nuk do ta kenë të lehtë ta largojnë nga Tijuana. 

Duhet kujtuar se në 2024-tën Gilberto Mora debutoi në rradhët e meksikanëve me vetëm 15 vite mbi supe dhe u shëndërrua në golashënuesin e këtij kampionati. 

Gjatë Botërorit të moshave shkëlqeu me kombëtaren ‘’ Trikolor ‘’ duke shënuar 3 gola dhe kontriboi me 2 asiste.

 Për më tepër ish lojtarë të mirënjohur në Meksikë si përshembull uruguajani Sebastian Abreu e ka cilësuar si një element tejet cilësor, tek i cili spikat teknika, vizioni për lojën dhe adaptimi pa probleme në çdo situatë. 

Mirëpo kryeqytetasit janë koshientë se të tjerë pretendentë mund t’ia vështirësojnë arritjen e objektivit dhe duhet ti lëvizin me shpejtësi gurët për ta fituar këtë garë. 

Nëse Gilberto Mora do të ketë fatin të kalojë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, e ardhmja e tij mund të ndryshojë në çdo aspekt, duke ditur se ‘’ Los Blancos ‘’ janë një ndër ekipet më të suksesshëm në futboll, ëndërr e çdo lojtari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy