Milan përcakton klauzolën e Leaos

Milan përcakton klauzolën e Leaos

Në orët e ardhshme pritet të zyrtarizohet rinovimi i kontratës së Rafael Leaos me Milanin, objektiv për të cilin drejtuesit e italianëve luftuan për një kohë të gjatë.

Thuhet e sulmuesi do të qëndrojë në ‘’ San Siro ‘’ deri në 30 qershorin e 2027-tës dhe klauzola e përcaktuar për prishjen e saj arrin 150 milionë eurot.

Me këtë hap  ‘’ Djalli ‘’ do të tentojë të sigurojë blindimin e 23 vjeçarit nga Almada, duke marrë parasysh edhe ofensivën e klubeve me emër gjatë merkatove.

Për vijimësinë Milani do të ketë një armë më shumë në metrat e fundit, ekip që do të tentojë ta hedhë pas krahëve uljen e shpejtë nga froni në Serinë A në sezonin vijues, pa harruar se rrezikon edhe eleminimin në gjysëmfinale të Champions Leagues për arsye se të besuarit e Stefano Piolit e humbën derbin e parë me Interin 0-2 në mbrëmjen e djeshme.

Duhet shtuar se edhe në kampionat janë ende në luftë për të siguruar një biletë për pjesëmarrjen në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube në sezonin e ardhshëm, të cilët do të zhvillojnë edhe katër sfida për arritjen e objektivit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy