Starova: Teuta meritoi më shumë, Partizani shpërdoroi një mundësi të mirë

Starova: Teuta meritoi më shumë, Partizani shpërdoroi një mundësi të mirë

Sulejman Starova është shprehur se Teuta meritoi më shumë ndaj Tiranës. Në “Skaner” në MCN TV, Starova komentoi edhe humbjen e Partizanit ndaj Kukësit, teksa theksoi se të kuqtë shpërdoruan një mundësi të mirë për t’u ngjitur në renditje. Starova tha se të Partizani vazhdojnë problemet individuale, në pësimin e golave.

“Në 20 minutat e para, Tirana ishte inekzistente. Edhe ne pjesën e dytë Teuta bëri një ndeshje shumë të mirë dhe meritonte më shumë. Tirana vazhdon të ketë probleme në mbrojtje. Kanë probleme edhe në zotërimin e topit, nuk ishte brilante. E kishte të domosdoshme fitoren. Te bardheblutë ka shumë punë për të bërë, për të mbajtur kreun. 

Ka shumë pauza. Ta fillosh lojën dhe për 20 minuta të të komandojë Teuta, nuk është pak. Nuk iu afrua asnjëherë në portës së Teutës.

Partizani shpërdoroi një mundësi të mirë për t’u ngjotur. Partizani kishte mundësi që në pjesën e parë ta mbyllte ndeshjen. Musta ndryshoi gjithçka me autogolin. Kukësi ka një armë shumë të fortë, si zotërimi i topit. Partizani po mbrohej mirë, por janë prezentë gabimet individuale. Kukësi vazhdon të ketë defekte në mbrojtje. Partizani mund ta kishte mbyllur ndeshjen në pjesën e parë për gabime të Kukësit në mbrojtje.”, u shpreh Starova.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy