Milani në kërkim të një sulmuesi, “piketohet” Mauro Icardi

Milani në kërkim të një sulmuesi, “piketohet” Mauro Icardi

Milani prej kohësh është në kërkim të një sulmuesi, pas largimit të Ibrahimovic. Gjithashtu nga kuqezinjtë pritet të largohen edhe Rebic e Origi dhe për këtë arsye, drejtuesit po punojnë për të afruar një ose dy lojtarë për repartin e avancuar. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Milani ka “piketuar” Mauro Icardin, për sulmin. “Sportmediaset” raporton se drejtuesit italianë, kanë pasur bisedime me PSG, klub që zotëron kartonin e argjentinasit. Ish-sulmuesi i Interit, e njeh mirë kampionatin italian, aty ku kishte edhe shkëlqimin e tij. Për të siguruara shërbimet e lojtarit, Milani duhet të paguajë 15 deri në 20 milionë euro, por problem mund të jetë paga e sulmuesit, i cili kërkon 7 milionë euro në sezon. Icardi luajti i huazuar këtë sezon në Turqi te Galatasaray, ku shënoi 22 gola dhe dhuroi shtatë asiste, duke dhënë kontribut të madh për fitimin e titullit. 30-vjeçari e njeh mirë Serinë A, pasi ka shënuar 124 gola në 219 paraqitje në të gjitha garat për Interin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy