Ibrahimovic, stërvitet vetëm një ditë në javë dhe nuk mund të luajë më shumë se 10 minuta

Ibrahimovic, stërvitet vetëm një ditë në javë dhe nuk mund të luajë më shumë se 10 minuta

Lëndimet kanë ulur shumë performancën e Zlatan Ibrahimovic, i cili edhe pse i vendosur të vazhdojë të luajë futboll në nivelin më të lartë, e kupton se jo gjithçka varet nga ai. Kjo pasi dëmtimet e kanë rënduar shumë karrierën e sulmuesit suedez të Milanit në vitet e fundit.

Edhe pse ka vuajtur shumë në të kaluarën nga lëndimi, i fundit që ka pësuar duket se është më i keqi. Sipas “Sky Italia”, problemi që e mundon lojtarin është gjuri. Dëmtimi është aq i rëndë sa Ibrahimovic stërvitet me ekipin vetëm një ditë në javë, pra një ditë para ndeshjes, ndërsa pjesa tjetër është stërvitje individuale. Përveç kësaj, lëndimi i tij nuk e lejon atë të luajë më shumë se dhjetë minuta për ndeshje.

Për t'u rikthyer në normalitet, 40-vjeccari do të duhet t'i nënshtrohet një operacioni në verë, diçka që mund ta dertyrojë atë të tërhiqet nga futbolli i luajtur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy