Barcelona nuk e harron  Dybalan

Barcelona nuk e harron Dybalan

Dihet prej kohësh se një ndër objektivat e Barcelonës në merkato lidhet me përforcimin e repartit të avancuar.

Shumë emra kanë qarkulluar në ‘’ Camp Nou ‘’ ,ndër të cilët përfshihet Paulo Dybala.

Klauzola e prishjes së kontratës së argjentinasit me Romën arrin 12 milionë eurot, i cili aktualisht po jep maksimumin tek ‘’ Verdhekuqtë ‘’ , ekip që po lufton për pjesëmarrjen në Champions League në sezonin vijues.

Pavarësisht dëmtimeve , ‘’ La Joya ‘’ e ka treguar se mbetet një rrezik në metrat e fundit, i cili numëron deri më tani 16 gola dhe 8 asiste në 34 sfida, të mjaftueshme për të tërhequr vëmëndjen e Xavi Hernandez.

Shifra e përcaktuar është e përballueshme për ‘’ Blaugranët ‘’, të cilët pavarësisht se e nisën sezonin jo mirë pasi u eleminuan fillimisht nga grupet e Champions Leagues dhe më pas nga Europa League , kanë rezultuar protagonistë në La Liga dhe gjithashtu kanë triumfuar në Superkupën e Spanjës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy